Kulla ikonë e Deçanit, një nga objektet më të vjetra e të rralla të mbetura në këtë rajon, është shndërruar në muze etnologjik. Lajmin e dha ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, e cila ka sjellë në rrjetet sociale edhe një album fotografik të këtij objekti të trashëgimisë kulturore. Përmes artefakteve të ekspozuara, aty rrëfehet historia, kultura dhe jeta e familjeve tradicionale të rrafshit të Dukagjinit. Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit, financuar nga BE, implementuar nga UNDP. Muzeu etnologjik është përuruar në kuadër të programit të Qeverisë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. atsh
Kulla ikonë e Deçanit transformohet ne muze etnologjik
RELATED ARTICLES