Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për furnizimin me më shumë armë për ushtrinë ukrainase, përfshirë avionët luftarakë, tip F-16. ”Rusia nuk do të ndalet derisa të ndalet”, deklaroi ai në X. ”Komuniteti global duhet të fokusohet në detyrimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, pra në armatosjen e Ukrainës, përfshirë F-16, për të mbyllur qiellin, dhe zbatimin e Formulës së Paqes të Ukrainës[[, theksoi Kuleba në llogarinë e tij në X. Ndërkohë, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia e ka goditur sërish vendin e tij me një breshëri sulmesh raketore. ”Alarmet ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin dhe një gositje që synonte Zaporizhian, në uzinën ‘Motor Sich’, tha Zelensky në videon e tij të transmetuar në mbrëmje në Kiev. Ai nuk tha nëse ajo është dëmtuar apo jo. ”Motor Sich” konsiderohet prodhuesi më i rëndësishëm i Ukrainës i motorëve të avionëve dhe helikopterëve dhe turbinave me gaz. Zelensky tha se rajoni i Khmelnytskyi ishte gjithashtu i goditur, por nuk dha më shumë detaje. “Disa nga raketat u rrëzuan. Falë luftëtarëve tanë të mbrojtjes ajrore”, tha kreu i shtetit. Sipas raportit, Rusia gjuajti edhe një herë raketat ”Kinschal” dhe raketat ”Kalibr” në drejtim të Ukrainës.
Kuleba: Na jepni avionë F-16 !
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on