Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKryqi i Kuq: Qasja për të burgosurit e luftës në Ukrainë ‘e...

Kryqi i Kuq: Qasja për të burgosurit e luftës në Ukrainë ‘e pamjaftueshme’

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) thotë se është përpjekur më kot për muaj të tërë për të fituar akses më të madh te të burgosurit e luftës në Ukrainë. Zëdhënësi Ewan Watson tha se KNKK “ndan zhgënjimin” e shprehur nga Kievi, i cili akuzon organizatën humanitare se nuk kujdeset për ushtarët ukrainas nën robërinë ruse. Stafi mund të vizitojë të burgosurit vetëm nëse palët ndërluftuese bien dakord, tha ai në Gjenevë, duke vënë në dukje se atyre u kërkohet ta bëjnë këtë nga ligji ndërkombëtar. Watson përmendi gjithashtu shqetësimet e sigurisë. Andrii Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, i kërkoi KNKK-së që brenda tre ditëve të ardhshme të vizitojë kampin famëkeq të burgut rus Olenivka në rajonin e pushtuar të Donetskut. Më shumë se 50 të burgosur ukrainas u vranë në një shpërthim në Olenivka në korrik. Ukraina beson se një bombë është shpërthyer qëllimisht në ndërtesë.http://ata.gov.al/2022/10/14/fokus-kryqi-i-kuq-qasja-per-te-burgosurit-e-luftes-ne-ukraine-e-pamjaftueshme/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments