Simfonia e 9-të e pati premierën në maj të vitit 1824. Ajo ishte simfonia e fundit e Beethoven-it, ku kompozitori përfshiu kor dhe solistë vokalë në finalen e veprës. Simfonia ka katër pjesë dhe finalizohet me “Ode to Joy”, ku kori këndon mbi idenë e vëllazërisë njerëzore, sipas tekstit të Shilerit.Simfonia Nr. 9 e Ludwig van Beethoven, do të vijë në datën 14 korrik për të përjetuar nga afër një nga kryeveprat e pavdekshme të repertorit simfonik.





