Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKrifca në Torino: Njohje e vlerave shqiptare

Krifca në Torino: Njohje e vlerave shqiptare

Shqipëria po merr pjesë në edicionin e Slow Food – Terra Madre, evenimenti më i madh i ushqimit të qëndrueshëm, me rrënjët në origjinë, që po mbahet në Torino në 22-26 shtator. “Është bukur të prezantosh Shqipërinë me pasaportë ushqimin, prodhimin, punën me tokën”, deklaroi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural MZHBR), Frida Krifca e cila ndoqi nga afër ceremoninë e hapjes së këtij edicioni. Krifca u takua edhe me personalitete të rëndësishme, si komisionerin e Bashkimit Europian për Ekonominë, ish-kryeministër i Italisë, Paolo Gentiloni, themeluesin e Slow Food, Carlo Petrini, kryetarin e bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo, presidentin e rajonit të Piemontes, Alberto Cirio dhe shumë autoritete tjera. “Jemi të mirëpritur, na i dinë vlerat e biodiversitetit, na i njohin duart e punës. Ngjallim kërshëri për vlerat tona, për shembujt, pjesë e rrjetit Slow Food të Shqipërisë, bashkësisë së njerëzve të përbërë nga shefa kuzhine, punonjës zhvillimi, të rinj, bujq, intelektualë, agropërpunues që bashkëveprojnë, punojnë vullnetarisht për të ruajtur një sistem vlerash, i cili vë në qendër marrëdhënien e ndërsjellë dhe të sinqertë dhe respektuese të njerëzve me tokën dhe njerëzit që prodhojnë ushqim. Bota na i njeh dhe na i vlerëson, ne krenarë që i kemi, i mbështesim dhe punojmë për t’i fuqizuar më tej”, u shpreh Krifca. Krifca informoi se me komisionerin e Bashkimit Europian për Ekonominë, Gentiloni, të cilin e cilësoi si një politikan mbështetës i aspiratave integruese të Shqipërisë, diskutoi mbi sfidat me të cilat po përballet kontinenti ynë për kostot e rritura të prodhimit, cënimin e qëndrueshmërinë ushqimore dhe ndryshimet e vrullshme klimatike.http://ata.gov.al/2022/09/23/krifca-ne-hapjen-e-panairit-ushqimor-ne-torino-njohje-e-vlerave-shqiptare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments