Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKremlini paralajmëron për pasoja 

Kremlini paralajmëron për pasoja 

Kremlini paralajmëroi BE-në se do të ketë pasoja në rast se miratohet vendimi për ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në bllok. “Rusia nuk do ta lërë një vendim të tillë pa përgjigje dhe do të mbrojë interesat e qytetarëve të saj”, deklaroi sot në Moskë zëdhënësi Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore TASS. “Ky është një vendim shumë serioz që po drejtohet kundër qytetarëve tanë”, tha ai. “Shtetet e BE-së, megjithatë, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme”, tha Peskov, duke e quajtur planin e bllokut impulse anti-ruse, që demonstronin një mungesë absolute të arsyes. Për ditë të tëra, ka pasur diskutime rreth propozimit për të ndaluar hyrjen e qytetarëve rusë në bllok, ndërkohë që banorët po vdesin në Ukrainë për shkak të veprimeve të Moskës. Deri më tani nuk ka një politikë të koordinuar të BE-së. Gjermania dhe Franca janë kundër propozimit për të ndaluar hyrjen e qytetarëve rusë në BE. Vende të tilla si Republika Çeke, ndërkohë, kanë ndaluar lëshimin e vizave të reja për qytetarët rusë për një kohë të caktuar.https://ata.gov.al/2022/08/30/moske-kremlini-paralajmeron-per-pasoja-nese-be-ndalon-hyrjen-turisteve-ruse-ne-bllok/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments