Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIKreditimi për bujqësinë, rritje 14 %

Kreditimi për bujqësinë, rritje 14 %

Bankat tregtare në vend rritën kreditimin për bujqësinë gjatë 2024. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur se, “kredia në bujqësi u rrit me 14 % në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Gjatë prezantimit të “Raportit vjetor 2023” të Bankës së Shqipërisë, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Guvernatori Sejko tha se, “bujqësia është një sektor me potenciale të mëdha për të rritur kreditimin”. Sipas tij, skema e garancisë sovrane me 1 miliard lekë për fermerët, është një tjetër mbështetje për fermerët, që u krijon akses për kredi nga bankat tregtare. Sejko tha se, “ndër çështjet që frenojnë kreditimin e bujqësisë lidhen me mungesën e garancive dhe kolateraleve për huatë, mungesën e informacionit, fragmentimi i lartë i tokës (fermat e vogla)”, teksa vuri në dukje se kreditimi rural po nxitet edhe nga skema të tjera që po ndërmerr qeveria, për mbështetjen financiare të bujqësisë. Gjatë vitit 2023 bankat dhanë 2.7 miliardë lekë kredi për sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimin. Duke iu referuar statistikave të BSH-së, krahasuar me një vit më parë pesha specifike e kredisë së dhënë për bujqësinë u rrit me 5.6%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ