Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEKredia në valutë u rrit me 21.7%

Kredia në valutë u rrit me 21.7%

Kredia për individë është rritur me ritme më të larta në tremujorin e dytë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, teksa vuri në dukje se përshpejtimi i rritjes është mbështetur nga kreditimi në valutë. BSH-ja evidentoi se ndjekja e politikave lehtësuese për kreditimin e individëve si për konsumatorët ashtu edhe për kredi hipotekare ka akomoduar kërkesën e lartë për financim të individëve në banka. Megjithatë, ecuria e normave të interesit sinjalizon për rritjen e kostove të kredisë për individë. Sipas statistikave të BSH-së, norma vjetore e rritjes së kredisë për këtë segment arriti në 17% ose 0.7 pikë përqindje më shumë se në tremujorin e parë. “Zgjerimi tremujor prej 12 miliardë lekësh ishte ndër më të lartët historikë, duke u mbështetur si nga kredia në lekë ashtu edhe nga ajo në valutë. Këtë tremujor, rritja e kredisë në lekë për individët ishte rreth 2 herë më e lartë se në tremujorin e parë, duke formuar 60% të zgjerimit të kredisë për këtë segment”, theksoi BSH-ja, teksa nënvizoi se norma vjetore e kësaj kategorie prej 16.7% qëndroi në nivelet e larta të tremujorit të parë. Paralelisht, me rritje të lartë vijoi edhe kredia në valutë për individë. Norma vjetore prej 21.7% shënoi një tjetër rritje nga nivelet e larta të tremujorit të parë.https://ata.gov.al/2022/08/18/kredia-ne-valute-per-individet-u-rrit-me-21-7/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ