Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, kredia në euro u rrit me 10,5% krahasuar me vitin 2024.
Kredia në euro për biznesin shënoi vlerën 138,3 miliardë lekë, në rritje me 6% në terma vjetorë.
Ndërkohë, kredia për individë në euro arriti në 24,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 19,4% krahasuar me një vit më parë.
Zhvillimet konfirmojnë një kërkesë të qëndrueshme për financim në monedhën europiane, ndonëse me ritme më të moderuara krahasuar me vitin pararendës.





