Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKredia me probleme zbriti në nivelin 4.7%

Kredia me probleme zbriti në nivelin 4.7%

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, raporti i kredive me probleme në muajin dhjetor 2023 zbriti në 4.7%, nga 5.1% që ishte në nëntor dhe 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008. Ecuria e kredive me probleme gjatë vitit të kaluar ishte ndjeshëm më e mirë se pritshmëritë, nisur nga fakti i inflacionin në rritje. Ekspertët mendojnë se sektori i turizmit vlerësohet të ketë pasur një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime dhe në shëndetin e sektorit privat të ekonomisë. Gjithashtu sipas tyre, një ndikim të rëndësishëm dha rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit. Ndërkohë që zmadhimi i portofolit të kredisë me 4.2% ndihmoi gjithashtu në uljen e peshës specifike të portofolit të kredive me probleme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments