Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIKredi me zero interes për 45 profesionistë të mjekësisë

Kredi me zero interes për 45 profesionistë të mjekësisë

45 mjekë dhe infermierë do të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se “janë miratuar kuotat për kredi me 0% interes për vitin 2024 për blerjen e një banese, për 45 profesionistë të mjekësisë, sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave”. Këshilli i Ministrave miratoi në 19 qershor kuotat e përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike. Për vitin 2024 kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për janë gjithsej 300.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments