Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKrasniqi:Shqipëria,me 7 rrjete numerike kombëtare

Krasniqi:Shqipëria,me 7 rrjete numerike kombëtare

Armela Krasniqi, Drejtuese e Autoritetit të Mediave Audiovizive, raportoi sot në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor të punës së institucionit që ajo drejton. Që në nisje të fjalë së saj, Krasniqi, e cilësoi vitin 2022, “si një vit dominant integrues, me ndikim të drejtpërdrejt në qasjen e standardeve evropiane për institucionin tonë: Transpozimi i Direktivës së BE-së dhe lirimi i brezit të Digjital Dividentit, i njohur si brezi DD2 – na kanë afruar dhe më shumë me partnerët tanë, kanë rritur konkurrueshmërinë e Autoritetit në planin ndërkombëtar. Po ashtu dhe procesi dinamik dhe transparent i rishikimit të Kodit të Transmetimit, si refleksion i kërkesave që ka publiku për ofertë cilësore dhe shumëllojshme audiovizive, është tregues i përqendrimit tek miratimi nga AMA i akteve nënligjore që i përgjigjen standardeve të vendeve anëtare të BE-së”,- tha Krasniqi. Sipas saj, “Përfaqësues të Autoritetit kanë qenë të pranishëm dhe kanë dhënë kontributet e tyre në takimet e organizuara nga Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore (EPRA); Grupi i Rregullatorëve Evropianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive (ERGA); Observatori Evropian Audioviziv (OBS); Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES); Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AEK); Instituti ASPEN apo Shoqata e Europës Juglindore, por dhe nga partnerët prioritarë OSBE/ODIHR e Këshilli i Evropës”. “Ky angazhim efektiv ndërkombëtar ka dhe rezultat konkret: për herë të parë, Shqipëria merr një pozicion të lartë drejtues, në një nga platformat ë të rëndësishme në fushën e transmetimeve të mediave audiovizive, sic ishte zgjedhja përmes votimit nga 27 vende anëtare të Kryetarit të AMA-s në detyrën e Zëvendës Presidentit së Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore (MNRA). Para disa ditëve delegacionet e Rrjetit u takuan në Tiranë, në nivel Komiteti Teknik, ku u shkëmbyen ide dhe pikëpamje për sfidat e sotme dhe të së ardhmes së afërt, me të cilat përballen rregullatorët tanë. Në shtator Shqipëria do të jetë mikpritëse për here të pare e sesionit plenar së Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 27 vendet”, tha Krasniqi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments