Monday, February 17, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Kraja monumentale”

“Kraja monumentale”

Celet ekspozita fotografike “Kraja Monumentale” në Gjuhadol, lagjja historike e qytetit të Shkodrës. “Ekspozita “Kraja Monumentale” shënon fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë dhe harmonik mes qytetit të Shkodrës dhe krahinës së Krajës”, bën të ditur Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, e cila mbështet në këtë aktivitet Shoqatën “Kraja”. Ky bashkëpunim synon të përforcojë lidhjet historike, kulturore dhe sociale midis këtyre dy vendeve, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e tyre të pasur dhe duke inkurajuar ndërveprimin dhe ndërtimin e një bashkësie të fortë. Kraja, trevë e malësisë së Mbishkodrës, ka një lidhje të thellë historike dhe kulturore me qytetin e Shkodrës. Kjo lidhje ka evoluar dhe përhapur nëpër shekuj, duke u shfaqur nëpërmjet ngjarjeve historike, traditave kulturore dhe shkëmbimeve të shumta njerëzore. Ekspozita, e kuruar nga Korab Kraja, përqendrohet në trajtimin e lidhjeve historike-kulturore midis Shkodrës dhe Krajës, duke eksploruar trashëgiminë e tyre të përbashkët dhe influencën reciproke që kanë pasur në zhvillimin e tyre të kulturës dhe identitetit. Përmes fotografive, artefakteve dhe materialeve informative, ekspozita shpalos historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore të krahinës së Krajës dhe rrethin e Shkodrës. Kjo ekspozitë synon të inkurajojë një marrëdhënie të ngushtë dhe të qëndrueshme midis qytetit dhe krahinës, duke promovuar bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe përkrahjen e njëri-tjetrit në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe kulturës për të dy komunitetet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ