Wednesday, March 26, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAKosovë, prezantohet koncepti i Lojërave Mesdhetare 2030

Kosovë, prezantohet koncepti i Lojërave Mesdhetare 2030

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në partneritet me Komitetin Olimpik të Kosovës, prezantuan konceptin e Lojërave Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë në 2030. Për të njohur qytetarët dhe në veçanti komunitetin sportiv për këtë ngjarje e cila do t’i shërbejë zhvillimit të sportit kosovar, mblodhën sportistë, përfaqësues të federatave, ambasadave, komunave dhe ministrive për të prezantuar hollësisht konceptin me të cilin është fituar e drejta e organizimit të Lojërave Mesdhetare. Koncepti aktualisht ka 2 shtete dhe 11 komuna, duke përfshirë Durrësin. Janë 24 objekte sportive, prej të cilave 10 do të rinovohen, 4 do të ndërtohen, 5 të tjera janë në ndërtim e sipër, ndërkohë që do të bëhen 5 investime të përkohshme që do t’i shërbejnë sporteve të ndryshme. Investimet në infrastrukturë janë të shtrira në tërë Kosovën: 25% e tyre në Prishtinë, 9% në Podujevë, Gjakovë dhe Pejë, 6% në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë si dhe 3% në Skënderaj, Drenas, Ferizaj dhe Durrës. Koncepti fillestar do të nisë me hartimin e Ligjit të veçantë për Lojërat Mesdhetare, themelimin e Këshillit Organizativ të Lojërave Mesdhe si dhe hartimin e Master Planit. “Sporti është prioritet i kësaj qeverie, e cila ka zotuar 253 milionë euro për këtë organizim”, shkruhet në faqen online të MKRS.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ