Wednesday, May 21, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAKosovë, FSK ngre kapacitetet xheniere

Kosovë, FSK ngre kapacitetet xheniere

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Xhenios Luftarake, është realizuar “Kursi Bazik për Xhenier Luftarak”, i mbajtur nga instruktorë nga Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare me mbështetjen e instruktorëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, kursantët u trajnuan në shkathtësitë themelore në fushën e Xhenios Luftarake si: fortifikimet fushore, fortifikimet e objekteve në luftë urbane, kalimin e pengesave ujore, vendosjen dhe çarjen e pengesave me eksploziv, si dhe kalimin e fushave të minuara.

“Kursi synoi rritjen e kapaciteteve operacionale të kursantëve në fushëbetejë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments