Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 126 testime, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka humbje jete. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 36. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.182 doza të vaksinës. Deri më sot 824.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 105.189 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.https://ata.gov.al/2022/10/01/kosove-9-raste-te-reja-me-covid-19-2/