Pjesa e parë e ditës në Kosovë pritet të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojën mundësi vetëm për momente të pakta me pika shiu në zona të izoluar. Ndërsa pas mesdite rritet niveli i lagështirës në ajër, dendësohen vranësirat në të gjithë vendin duke bërë që dhe reshjet të shfaqen në të gjithë teritorin e Republikës së Kosovës. Reshjet më të fokusuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore. Temperaturave të ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, POR ulen në mesditë duke u luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Mitrovicës deri në 18°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në qytetin e Prizrenit; Ndërkohë; Era do të fryjë e mesatarisht; me shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior.



