Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA​Kosova merr “dritën jeshile” në ENQA

​Kosova merr “dritën jeshile” në ENQA

Kosova ka pranuar statusin e kandidatit në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), nga e cila ishte përjashtuar katër vjet më parë për shkak të ndërhyrjeve politike në Agjencinë Kosovare të Akreditimit. Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim me këtë vendim është vetëm edhe një hap larg për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e ENQA. “Kam kënaqësinë t’ju informoj se në mbledhjen e 20 shtatorit 2022, Bordi i ENQA-s shqyrtoi aplikacionin tuaj për anëtarësim në ENQA dhe vendosi t’i japë AKA statusin e ‘affiliate’ në ENQA”, shkruan në letrën e drejtoreshës së ENQA, drejtuar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim”, ka shkruar Nagavci në Facebook. Ajo ka thënë se kjo është një arritje e jashtëzakonshme nga e cila do të përfitojnë studentët, të diplomuarit, komuniteti akademik dhe shteti i Kosovës në përgjithësi. “Vendimi është një garanci kredibile për cilësinë në arsimin e lartë dhe lehtëson procesin e njohjes së diplomave të studentëve dhe të diplomuarve në vendet evropiane. Po ashtu, ky vendim lehtëson procesin e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve me vendet evropiane dhe më gjerë”, ka thënë Nagavci. Kosova ishte përjashtuar nga ENQA pas shkarkimit të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në vitin 2017.http://ata.gov.al/2022/10/04/kosova-merr-driten-jeshile-per-tu-rikthyer-me-te-drejtat-e-plota-ne-enqa/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ