Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAKosova ftohet në Konferencën e Palëve COP28

Kosova ftohet në Konferencën e Palëve COP28

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar ftesën zyrtare nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, për takimin e liderëve në kuadër të Konferencës COP28.

COP (Konferenca e Palëve) është konferencë e rregullt vjetore e nivelit të lartë e organizuar nga Kombet e Bashkuara me fokus në ndryshimet klimatike.

Sipas një njoftimi të Presidencës, është hera e parë që Kosova ftohet në takimin e liderëve të COP-it, që nga themelimi i kësaj iniciative.

Me këtë rast, presidentja Osmani priti në takim Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe, Nabila Al Shamsi, e cila ia dorëzoi personalisht ftesën për këtë konferencë.

Osmani theksoi se ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, duke qenë se është hera e parë që Republika e Kosovës po ftohet zyrtarisht dhe po trajtohet si palë e barabartë.

Ajo theksoi se Kosova ka gatishmëri të plotë për t’u angazhuar në mënyrë sa më aktive në çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e ndryshimeve klimatike dhe se, si e tillë, Kosova duhet të jetë pjesë e çdo tryeze ku diskutohet për këtë temë jashtëzakonisht të rëndësishme e shqetësuese, jo vetëm për shtetin tonë.

“Pritësi i COP28 këtë vit janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe konferenca do të mbahet në fund të nëntorit dhe fillim të muajit dhjetor të këtij viti. COP28 është shndërruar tashmë në takimin kryesor të liderëve botërorë, në cilën diskutohen problemet dhe sfidat në fushën e ndryshimeve klimatike”, thuhet në njoftimin e Presidencës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ