Seminari u krijua për të lejuar mjekët ushtarakë të ndajnë përvojat, të diskutojnë praktikat më të mira dhe të përmirësojnë ndërveprueshmërinë. “Ne e shikojmë këtë ngjarje si një arritje të madhe, duke treguar se MMA nuk është vetëm një qendër për aktivitetet shkencore, por edhe për stërvitjen ushtarake, e njohur në nivelin më të lartë,” tha kreu i Akademisë Mjekësore Ushtarake, gjeneralmajor Ventsislav Mutafchiyski.

Forumi u përqëndrua në programet e trajnimit dhe skenarët e simuluar të krizave të jetës reale. Njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes këtyre simulimeve ofrojnë përvojë të paçmuar për mjekët ushtarakë, duke i pajisur ata për të ofruar ndihmë mjekësore gjatë operacioneve reale të kryera nga Forcat e Armatosura, transmeton KosovaPress.

Pjesëmarrësit demonstruan programe më të avancuara të trajnimit mjekësor ushtarak nga vendet e tyre përkatëse. Ngjarja kulmoi me një ushtrim demonstrues që nxjerr në pah aftësitë praktike në një mjedis të simuluar luftarak.

Përfaqësues nga Garda Kombëtare e Tenesit dhe Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Afrikën vlerësuan aftësitë e Qendrës së Trajnimit të Simulimit Mjekësor Ushtarak të Bullgarisë dhe objektet e saj të jashtëzakonshme të trajnimit.

MMA është një institucion i kujdesit shëndetësor me një traditë të gjatë në kujdesin e pacientëve, kërkimin mjekësor dhe trajnimin e profesionistëve mjekësorë. Në vitin 2017, spitali prezantoi trajnime të përbashkëta për kadetët e specializuar si mjekë ushtarakë, në partneritet me Universitetin Mjekësor të Varnës dhe Akademinë Detare Nikola Vaptsarov, thotë MMA në faqen e saj të internetit, transmeton KosovaPress.