Për herë të parë Kosova do të jetë pjesëmarrëse në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. “Me ftesë të Qeverisë Gjermane dhe ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Anna Baerbock, do të marrim pjesë në Konferencën e Anëtarëve (COP27), me ç’rast do të zhvillojmë takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimim e Marrëveshjes së Parisit”, ka shkruar Aliu. Kosova mbetet i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, prandaj sipas ministrit Aliu, më 18 nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantohet agjenda e Kosovës që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet për dekarbonizimin. “Qëllimi final i pjesëmarrjes tonë është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC), rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në fonde për ndryshime klimatike”, ka nënvizuar ministri Aliu në Facebook.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=622957
Kosova bëhet pjesë e Konferencës së OKB-së për ndryshime klimatike
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on