Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se, ka nisur puna për Korridorin Blu, i cili do të lidhë veriun me jugun e vendit. Në një postim në rrjete sociale, Balluku publikoi hartën e rrjetit rrugor infrastrukturor ku do të përqendrohen investimet për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. “Numri i shtuar i vizitorëve në këtë sezon, padyshim ka rënduar situatën e trashëguar të trafikut në zonën Milot – Kashar”, u shpreh Balluku. Balluku theksoi se, “lajmi i mirë është se tashmë ne kemi nisur nga puna për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në jug me Korridorin Blu”. Sipas saj, në Thumanë – Kashar, punohet me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40 % e volumeve. Për të vijuar me segmentet, Milot – Thumanë, Kashar – Lekaj. “Për aksin rrugor Lekaj – Fier, janë tri kontratat që po lidhim për të nisur menjëherë nga puna. Ndërkohë që për segmentin Milot – Balldren hapim garën e ndërtimit në vjeshtë dhe për rrugën Murriqan – Lezhë që është segmenti që na lidh me Malin e Zi. Aktualisht konsulentët e WBIF po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në dhjetor 2023”, tha Balluku.
“Korridori Blu”:Thumanë-Kashar mbi 40% e volumeve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on