Koreja e Veriut ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut se do të paguajnë një çmim të rëndë për mbajtjen e stërvitjeve vjetore ushtarake pranverore. Ministria e Mbrojtjes e Phenianit i përshkroi stërvitjet 11-ditore si një kërcënim që do të përballet me përgjigjen e duhur.
Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se çfarë kundërmasash do të ndërmerren. Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka paralajmëruar regjimin e izoluar të Veriut kundër përfshirjes në “provokime të drejtpërdrejta”. Sipas Koresë së Jugut, mbrojtja kundër kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut do të jetë një element qendror i stërvitjeve përgatitore, të cilat përfshijnë simulime kompjuterike dhe seanca stërvitore në terren