Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKontrolle për sigurinë rrugore, pezullohen 34 lejedrejtimi

Kontrolle për sigurinë rrugore, pezullohen 34 lejedrejtimi

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. ▫️Policia njofton se, ”gjatë javës që lamë pas 19 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi”. ▫️Gjithashtu 34 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. ▫️Policia informon se, janë ndëshkuar me masë administrative 461 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. ▫️”393 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha dhe 378 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit”, vijon njoftimi. ▫️Policia bën të ditur se, janë vendosur 208 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments