Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIKonsumimi i djathit dhe pasojat shëndetësore të tij

Konsumimi i djathit dhe pasojat shëndetësore të tij

Pavarësisht se djathi është përgjithësisht një produkt i fermentuar i pasur me lëndë ushqyese, efektet e tij në shëndet mbeten në qendër të debatit dhe janë ende objekt polemikash. Djathi është një burim i pasur i proteinave, lipideve, mineraleve, vitaminave, probiotikëve dhe molekulave bioaktive të cilësisë së lartë. Nga ana tjetër, mund të përmbajë yndyrna të ngopura dhe kripë, elementë që konsiderohen të papërshtatshëm veçanërisht për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular.

Studimi i publikuar në “Advances in Nutrition” i kryer nga një ekip studiuesish zbuluan lidhjen e konsumit të djathit me 47 efekte të mëdha shëndetësore. Rezultati do të tregojë sesi konsumimi i djathit nuk e shkurton jetën. Studimi duket se ka një lidhje të kundërt midis konsumit të djathit dhe vdekshmërisë duke treguar se nuk u gjet asnjë lidhje midis konsumimit të djathit dhe sëmundjeve të caktuara si kanceri dhe hipertensioni. Sipas studimit, që djathi të ketë një efekt neutral në shëndet, duhet të konsumohet me masë, duke mbetur gjithmonë nën 40 gram në ditë dhe jo domosdoshmërish të konsumohet çdo ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments