Konsumi privat i popullatës u rrit me 8.6% në tremujorin e parë të vitit, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, kjo rritje u mbështet nga zgjerimi i punësimit dhe pagave, nga reduktimi i kufizimeve të lëvizjes, si dhe nga kushtet e favorshme financiare dhe rritja e kredisë. Bazuar në tregues indirektë, rritja e konsumit privat gjatë kësaj periudhe ishte e pranishme në të gjitha kategoritë kryesore të tij. Ekonomitë familjare rritën shpenzimet për mallra konsumi, blerje të mëdha dhe shërbime. Banka Qendrore vëren se, treguesit e disponuar edhe për tremujorin e dytë të vitit sugjerojnë për vijim të rritjes së konsumit privat, por me ritme më të ulëta. “Të dhënat sasiore nga volumi i mallrave të importuara për qëllime konsumi në tremujorin e dytë mbështesin këtë tendencë”, thekson BSH-ja. Ndërsa ngadalësimi i ritmit të rritjes mbështet tek të dhënat e vrojtimit të besimit konsumator, ku besimi konsumator mbetet në nivele të ulëta, nën mesataren historike, i ndikuara nga pasiguria në nivele ende të larta. Banka e Shqipërisë parashikon që vijimi i ritmit pozitiv të rritjes së kredisë konsumatore dhe i besimit në sektorin e shërbimeve, do të mbështesin rritjen e konsumit përgjatë 2022.http://ata.gov.al/2022/08/16/konsumi-i-popullates-u-rrit-me-8-6/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on