Thursday, April 17, 2025
HomeSOCIALEKonsumi i gazit shënon një rënie me 21,3% në korrik

Konsumi i gazit shënon një rënie me 21,3% në korrik

Konsumi i gazit nga konsumatorët industrialë shënoi një rënie me 21,3% në korrik krahasuar me mesataren e katër viteve të mëparshme, raportoi sot Agjencia Federale e Rrjetit Gjerman, në Bon. Në qershor, konsumi i gazit u ul me 13,6% në krahasim me mesataren gjatë 2018-2021, ndërsa në maj u ul me 11,6%. “Rënia e konsumit të gazit tregon se ne do të jemi në gjendje të shmangim një emergjencë të gazit,” tha kreu i agjencisë, Klaus Müller. “Sado të dhimbshme të jenë çmimet jashtëzakonisht të larta dhe kursimet, një mungesë e vërtetë e gazit do të ishte edhe më e keqe”, tha ai. Agjencia do të publikojë shifrat e konsumit të gazit çdo javë, me një krahasim të përqindjes në baza mujore. “Familjet nuk janë në gjendje të japin ndonjë kontribut të rëndësishëm në kursime për momentin për shkak të temperaturave të verës”, tha Müller. Por kur të fillojë moti i ftohtë, konsumi i familjeve do të jetë i rëndësishëm. “Ata që kursejnë gazin do të kursejnë gjithashtu para dhe do të kontribuojnë në shmangien e mungesës së gazit”, tha ai. Objektet gjermane të magazinimit të gazit janë aktualisht në rreth 81% të kapacitetit, me synimin për të arritur 85% deri më 1 tetor dhe 95% deri në 1 nëntor. Objektivi prej 75% për 1 shtator u arrit dy javë përpara kohe.https://ata.gov.al/2022/08/25/gjermani-konsumi-i-gazit-shenon-nje-renie-me-213-ne-korrik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ