Të gjithë të pasionuarit që kanë fotografuar apo edhe xhiruar në video të shkurtra vendet turistike të Shqipërisë janë të ftuar të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar i cili hapet nga agjencia kombëtare e turizmit nga data 20 deri në 30 nëntor . Nga i gjithë fondi i mbledhur do te përzgjidhen nga një juri profesionistësh dhe nga vetë qytetarët 300 foto dhe 100 video të shkurtra të cilat do të jenë pjesë e fondit të agjencisë. Janë 10 kategori që përfaqësojnë fusha të ndryshme të turizmit. “Duam të panoramojmë gjithçka që ka Shqipëria jonë e bukur e bregdetit, e malit, kulturore, e kulinarisë dhe shumë aspekte të tjera”, tha Zana Çela. Drejtoreshe e Agjencisë kombëtare e turizmit bëri me dije edhe çmimet se si do të ndahen. Për ministren Kumbaro këto foto e video do te jene prezantimi i Shqipërisë në të gjithë panairet ndërkombëtare. “Po këto materiale filmike të cilat do të na shoqërojnë qoftë në panairin e Madrit apo Berlinit ku do të shfaqen në një stendë dhe ekrane, do të kemi të gjithë Shqipërinë dhe në fakt të gjithë shqiptarët që do të marrin pjesë në këtë konkurs”, tha Mirela Kumbaro. Fituesit do të shpallen në një natë gala me 12 dhjetor.
Konkurs fotografie për turizmin, promovohet Shqipëria përmes shkrepjeve të qytetarëve
RELATED ARTICLES