Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEKonfirmohet rasti i parë i lisë së majmunit te fëmijët

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunit te fëmijët

Një vajzë 4-vjeçare në qytetin jugperëndimor të Pforzheimit është infektuar me linë e majmunit, bëri të ditur instituti gjerman “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve (RKI), duke konfirmuar rastin e parë të përhapjes së këtij virusi te fëmijët në Gjermani. Fëmija, që jeton në një familje me dy të rritur të infektuar nga lija e majmunit, nuk ka shfaqur asnjë simptomë të sëmundjes. Ajo u ekzaminua nga mjekët si masë parandaluese, ndërkohë që një kampion i përshtymës u mor nga fyti i saj për qëllime diagnostikimi. Vajza e infektuar nuk ka qenë në kontakt me asnjë person tjetër jashtë familjes. Lajmi bëhet i ditur vetëm pak ditë pasi instituti kishte konfirmuar edhe rastet e para të infektimit të adoleshentëve të moshës 15 deri në 17 vjeç. Instituti “Robert Koch” ka raportuar gjithësej 2916 raste në më pak se tre muaj nga identifikimi i rastit të parë të lisë së majmunit në Gjermani. Thuajse të gjithë personat e infektuar janë meshkuj dhe vetëm shtatë prej tyre janë femra. “Në bazë të asaj që kemi mësuar deri më tani, kontakti i afërt mes njerëzve është shkaku kryesor i përhapjes së këtij patogjeni,” njoftoi instituti.https://ata.gov.al/2022/08/09/gjermani-konfirmohet-rasti-i-pare-i-lise-se-majmunit-te-femijet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ