Një konferencë shkencore kombëtare me temë “Asdreni në 150-vjetorin e lindjes” u organizua nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, pranë Universitetit Fan S. Noli të Korçës. Konferenca u hap me disa poezi dhe një këngë nga krijimtaria e shkrimtarit të madh Aleksandër Stavre Drenova. Në të ishin të pranishëm përfaqësues nga institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë, profesorë, studiues, studentë e të ftuar të tjerë, të cilët u përshëndetën nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello. Pjesë e konferencës ishin edhe tre sesione paralele në mjediset e Rektoratit, të cilat iu dhanë mundësi pjesëmarrësve njohjen më thellë të vlerave që ka pasur ky veprimtar i madh e patriot i shquar. ATSH