Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKonferencë në 120-vjetorin e lindjes së Ernest Koliqit

Konferencë në 120-vjetorin e lindjes së Ernest Koliqit

Ka nisur sot punimet konferenca studimore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, e organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë (ASA), në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në sallën “Europa”. Në fjalën hapëse, drejtoresha ekzekutive e QSPA, prof. Diana Kastrati falënderoi pjesëmarrësit e pranishëm në këtë konferencë dhe theksoi rëndësinë dhe peshën e poliedrikut Ernest Koliqi. Më pas, fjalën përshëndetëse e mori zëvendësrektori i ASA-s, Valter Memisha, i cili në fjalën e tij theksoi rolin e Ernest Koliqit në letërsinë shqipe. Ernest Koliqi është një figure poliedrike: shkrimtar, studiues, publicist, përkthyes, misionar i kulturës arbëreshe, themelues i Institutit të Studimeve Shqiptare pranë Universitetit “La Sapienza” në Romë, si dhe themelues i shumë veprimtarive e veprave monumentale. Pritet që kjo konferencë shkencore të sjellë të dhëna të reja që nxjerrin në pah rolin që pati figura e Ernest Koliqit në përndritjen e letërsisë e të kulturës shqiptare në përgjithësi dhe të universit arbëresh në veçanti, duke ndikuar në shumë forma për ringjalljen e ndërgjegjes së identitetit etnik. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ