Komisioni i Konkurrencës (CAA) ndaloi zbatimin e marrëveshjes së lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, shoqatës kombëtare të autoshkollave, shoqatës së autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me objekt caktimin e tarifës së pagesës dhe kostos referuese minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose certifikatës. Në mbledhjen e sotme, Komisioni vendosi përveç ndalimit të zbatimit të marrëveshjes edhe monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me lejedrejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose certifikatës, për një periudhë 1-vjeçare. “Në përfundim të vlerësimit ligjor, u konstatua se aktmarrëveshja e lidhur është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë kjo aktmarrëveshje, është e ndaluar. Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, vendosi: aktmarrëveshja e lidhur ndërmjet palëve vlerësohet si një akt marrëveshje në kundërshtim me nenin 4 të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”; monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose certifikatës, për një periudhë 1 (një) vjeçare”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Konkurrencës. Sipas CAA-së, moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës. Në mesin e muajit shkurt, DPSHTRR, DPT dhe shoqatat e autoshkollave, deklaruan se kishin arritur në një marrëveshje për me qëllimin forcimin e barrierave kryesore kombëtare në luftën ndaj spekulimeve dhe konkurrencës së pandershme dhe rregullimin e tregut të aktivitetit të autoshkollave. atsh
Komisioni i Konkurrencës ndalon marrëveshjen për tarifën e patentave
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on