Një kombëtare speciale, ajo e të amputuarve, do të zhvillojë për të parën herë një ndeshje miqësore në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë kanë programuar një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së të amputuarve të Kosovës. Sfida është programuar të luhet ditën e diel, më 8 tetor, në orën 10:00. Kjo sfidë do t’i shërbejë Kombëtares shqiptare të të amputuarve për t’u përgatitur për turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor. Kombëtarja shqiptare garon në Divizionin D të Ligës së Kombeve të Futbollit për Amputuar së bashku me Kosovën, Azerbajxhanin, Holandën dhe Skocinë, kurse ndeshjet do të luhen në qendrën sportive Dalgety Bay, Fife, Skoci. Kjo është hera e parë, që Kombëtarja shqiptare e të amputuarve merr pjesë në një turne madhor zyrtar. Turneu i Ligës së Kombeve ka një rëndësi të madhe, pasi të jep mundësinë për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024 për të amputuarit. Kombëtarja më e veçantë kuqezi është krijuar disa vjet më parë, e mbështetur në çdo aspekt nga FSHF, e cila ka në fokus rëndësinë e përgjegjësisë sociale për të ndikuar pozitivisht në shoqëri nëpërmjet lojës së futbollit.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on