Gjatë gjithë filmit “Barbie” shfaqet një version instrumental i hitit të Billie Eilish “What Was I Made For”, duke përcjellë krizën ekzistenciale të kukullës së famshme, sipas AP. Është një nga tingujt e shumtë muzikorë të spikatur në film, duke përfshirë “Dance the Night” i Dua Lipës, me tekste që sinkronizohen në mënyrë të përkryer me koreografinë e protagonistes Margot Robbie, deri te një riimagjinim i hitit të vitit 1997 në Europop të Nicki Minaj and Ice Spice “Barbie World (with Aqua). Muzika e “Barbie” është kthyer në suksesin e filmit, duke shitur 126 000 kopje në javën e parë dhe duke debutuar në vendin e dytë në tabelën e albumeve të “Billboard Hot 200”. Muzika “Barbie” ka fituar gjithashtu tre çmime “Grammy”, një “Golden Globe” dhe dy nominime për çmimin “Oscar” në kategorinë e këngës origjinale, më shumë se çdo film tjetër. Është e vështirë të përcaktosh se sa kohë ka kaluar që kur një kolonë zanore ka dominuar ashtu siç po ndodh me filmin “Barbie”, veçanërisht në çmimet “Oscar”. Çdo dekadë ka prodhuar kolona zanore ikonike. Më i shituri i të gjitha kohërave është ende “The Bodyguard” i vitit 1992, ikona “I Will Always Love You” e Whitney Houston, me 45 milionë kopje të shitura.