Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKoha për bashkim të frymës evropiane në rajon

Koha për bashkim të frymës evropiane në rajon

Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës Zoran Tegeltija ka shprehur pakënaqësi gjatë fjalës së tij në samitin e Ballkanit të Hapur duke thënë se nuk i pëlqen që të ftohet sërish si mik në këtë nismë. Ai siguroi se dy pengesat të cilat e “bllokojnë” Bosnje-Hercegovinën që të anëtarësohet në Ballkanin e Hapur do të largohen pas zgjedhjeve të ardhshme në vendin e tij. Ai përsëriti nevojën që Bosnje-Hercegovina të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. “Është mirë të gjendesh këtu. Atmosfera dhe në kushtet ku punojmë janë të përsosura. Më vjen mirë t’i dëgjoj kur flasin për zgjidhet e problemeve për vendet e tyre dhe për të gjithë rajonin. Jam mirënjohës që gjendem i ulur këtu pranë tyre. 3 muaj më parë në Ohër thashë se shpresoj që fjala ime do të ishte e fundit si mike e Bosnje-Hercegovinës, por ja ku jemi sërish këtu. Ose samitet mbahen shpesh ose Bosnje-Hercegovina ka shumë probleme për tu bërë pjesë. Procesi i Ballkanit të Hapur është i synuar ndaj biznesit dhe qytetarëve. Do të përsëris sot nevojën që Bosnje-Hercegovina të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Hapësira e biznesit ka nevojë parë të katërta liritë njësoj si në BE. Shpresoj që shumë do të lexojnë dhe do të kujtojnë atë çfarë Vuçiç tha në fjalën e tij hyrëse, se si tregtia e produkteve ushqimore është përmirësuar falë vendimeve në samite dhe shkurtimit të kohës së pritjes në kufi. Sot kemi nisur fushatat parazgjedhore dhe e dini çfarë ndodh. Politikanët janë aktiv, përpiqen të fitojnë mbështetjen e tyre. Janë të gjithë duke bërë fushatë por unë gjendem këtu si një mik i ftuar. Shoh sot në media se ata që pengojnë procesin e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur po flasin sot për mua që jam këtu. Nuk jam këtu në emër të atyre që bllokojnë, por të atyre njerëzve të cilëve nisma e BH mund t’i japë vetëm përfitime. Kjo nismë është proces i pandalshëm se nuk i shkakton dëm askujt dhe bashkimi i Bosnjes në këtë nismë nuk pengon. Kjo pengohet vetëm nga 2 njerëz sot, por edhe kjo do të zgjidhet se zgjedhjet po afrojmë. Nuk më erdhi shumë mirë që dje në darkë nuk provuam verën dhe ushqimin e Bosnje Hercegovinës por kjo ndoshta vjen se nuk jemi pjesë”, tha Tegeltija. Një mesazh të rëndësishëm ka patur dhe Kryeministri në detyrë I Malit të Zi Dritan Abazoviç. Ky i fundit gjatë fjalës në samit, tha se ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës europianë në rajon. Abazoviç ka vënë theksin te nevoja për mbajtjen e kanaleve të komunikimit mes vendeve të rajonit, të hapura. “Kënaqësi të shohësh njerëz të ulur në të njëjtën tryezë ndërkohë që në arenën ndërkombëtare ka një luftë. Ballkani Perëndimor përmes nismës ka nevojë për një politikë të re progresive, kemi provuar gjithçka përveç bashkëpunimit, Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës evropiane në rajon. Kjo nismë është e suksesshme, duke patur parasysh krizën që mund të vijë në dimër që mund të zgjatet deri në pranverë, ne duhet ti mbajmë kanalet e komunikimit të hapura. Qytetarët janë të ngopur me politikën e vjetër dhe nacionalizmat, duan bashkëpunim. Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm”, tha Abazoviç. Ndërsa ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu e ka cilësuar nismën si një urë lidhëse mes rajonit dhe Bashkimit Evropian. Ministri theksoi se Ballkani duhet të marrë në dorë fatin e tij teksa shpreson që sa më shumë vende t’i bashkohen kësaj nisme. “E shohim këtë nismë si një urë mes Ballkanit dhe BE. Zgjerimi në të shkuarën ka qenë politika më e suksesshme e BE por tashmë unioni është kthyer me sytë nga vetja. Askush nuk mund të thotë një arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e ndryshme nga përvoja jonë. Anëtarësimi i Turqisë është politizuar. Shpresoj që më shumë vende t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij. Ne do të mbështesim çdo përpjekje për mirëqenien e rajonit. Turqia do vazhdojë të nxisë dialogun për të arritur një marrëveshje për targat. Ne jemi Ballkan dhe jemi krenar. Hedhim poshtë ndarjet artificiale. Duhet të zgjidhim problemet tona,. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij dhe të heqë barrierat. Do mbështesim çdo përpjekje për mirëqënien e rajonit tonë”, tha ai.https://lajme.rtsh.al/artikull/abazovic-koha-per-bashkim-te-frymes-evropiane-ne-rajon-tegeltija-bosnje-hercegovina-te-jete-pjese-e-ballkanit-te-hapur

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments