Klubi i Bundesligës “Borussia Dortmund” ka ndërmarrë një nismë të pazakontë për futbollin modern, pasi u ka kërkuar tifozëve të mos përdornin telefonat celularë gjatë ndeshjeve.

Përpara takimit me “Eintracht Frankfurt”, Dortmundi nisi një projekt që shpërblente tifozët për mospërdorimin e telefonave në stadiumin “Westfalenstadion”, me kapacitet 82 mijë vende.

Përmes aktivizimit të funksionit “Fan Mode” në aplikacionin e klubit, tifozët grumbullonin pikë dhe mund të fitonin çmime, përfshirë fanella me autografë dhe kupona për dyqanin e klubit.

Nisma është pritur pozitivisht në Gjermani, ku përvoja e ndjekjes së ndeshjeve në stadium konsiderohet ende një traditë e rëndësishme për miliona tifozë.