Klan News – Fundjava me mot të paqëndrueshëm

0
9

Fundjava do të vijojë me mot të paqëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta. Sipas meteorologëve reshjet do të rikthehen sërish të dielën. Kjo javë e muajit Prill është e ngjashme me dimrin, pasi edhe majat e maleve janë zbardhur nga dëbora. Sipas sinoptikanëve temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta. Edhe java e ardhshme parashikohet të jetë me reshje. Meteorologët parashikojnë se muaji Prill do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm.