Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore Vlore ka filluar punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit në objektin monument kulture i kategorise se pare “Kisha e Shën Mërisë” e cila ndodhet në fshatin Malçan të Bashkisë Finiq, pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2023. Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit, konsiston kryesisht në ndërhyrjen restauruese në pastrim dhe sistemim territori përreth monumentit; konsolidim i seksioneve murale e frakturave në muraturën e kishës; restaurim i dyerve dhe dritareve të kishës si dhe qeramosje e çatisë së kishës, etj. Kisha e Shën Mërisë në Malçan është një tempull i periudhës pasbizantine me karakteristika të veçanta strukturale. Nga lart ngjan me kryq, ndërsa nga anët ngjan me mikrografi të Shën Sofisë të Stambollit. Altari ndriçohet nga tre dritare të vogla dhe është me afreske. atsh