Ky profesion thuajse në zhdukje, kudo në botë, ka edhe një patentë të vitit 1993 e që gjendet vetëm në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Në AQSHF, këtë profesion Ervin Ziu e ka trashëguar nga babai i tij, kinooperatori Theodhori Ziu.

Në pamjet e përcjella nga AQSHF tregohet montimi i filmit në bobinat e projeksionit.

Pas montimit të filmit në bobinat e projeksionit ku të gjitha pjesët bashkohen në një të vetme, vjen momenti kur ai vendoset në aparatin e projeksionit dhe drita i jep jetë çdo fotogrami. Kështu nis rrugëtimi i filmit drejt publikut, nga puna e kujdesshme e duarve të kinomekanikut, deri te magjia mbi ekranin e kinemasë