Kina ka njoftuar se do të përshpejtojë hartimin e politikave për të promovuar rritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë, siç deklaroi një zyrtar i top-planifikuesit ekonomik të atij vendi.
Kreu i komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës Xhën Shangjie, tha se të dhënat statistikore tregojnë një përmirësim të ndjenjës së tregut, me një rritje të treguesve të menaxherëve të blerjeve (PMI) në sektorin e prodhimit dhe një rikuperim në konsum. Këto rezultate erdhën pas njoftimit të një pakete politike më të gjerë nga autoritetet financiare për të nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë, duke përfshirë reduktimin e raportit të rezervës së detyruar për bankat dhe normat e hipotekës. Shangjie gjithashtu theksoi nevojën për shpenzime fiskale më të shpejta për të forcuar ekonominë dhe për të ofruar mbështetje më të fortë për qeveritë vendore, për të ulur rreziqet e mundshme të borxheve.
Për investitorët e huaj, Kina do të zgjerojë katalogun e industrive që inkurajojnë investimet e huaja dhe do të publikojë projekte të mëdha për investime. Politikat synojnë gjithashtu të nxisin konsumin e brendshëm, me aktivizimin e një programi të blerjes me subvencion për produkte të reja. Në frontin e investimeve, Kina planifikon të vazhdojë emetimin e bono speciale me afat të gjatë dhe të publikojë projekte me vlerë prej 14.14 miliardë dollarësh amerikanë për vitin e ardhshëm, përfshirë rinovimin urban dhe ndërtimin e infrastrukturës. Politikat më të favorshme do të ofrohen gjithashtu për mbështetje të tregjeve të pasurive të paluajtshme dhe të kapitalit.