Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEKina në ditën e fundit të stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit

Kina në ditën e fundit të stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit

Kina vazhdoi stërvitjet e saj të diskutueshme ushtarake rreth Tajvanit edhe sot në mëngjes, në atë që duhet të jetë dita e fundit e manovrave që kanë rritur shumë tensionet në rajon. Ushtria tajvaneze raportoi se 20 avionë ushtarakë kinezë dhe 14 anije luftarake kishin marrë pjesë në stërvitje të shtunën, me dronë kinezë të rivëzhguar në ishullin Kinmen të administruar nga Tajvani, i cili është vetëm 10 kilometra nga qyteti port i Xiamen. Sipas ekspertëve, nuk ka pasur mbikalime kineze në ishull, i njohur edhe si Quemoy, që nga vitet 1950. Udhëheqja kineze në Pekin ka nisur manovrat e saj në përgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, në Taipei në fillim të kësaj jave. Stërvitjet përfaqësojnë shfaqjen më të madhe të forcës ushtarake të Kinës që kur stërvitjet me raketa të kryera në mesin e viteve 1990 çuan në dërgimin e Shteteve të Bashkuara të dy aeroplanmbajtësve në ngushticën e Tajvanit.https://ata.gov.al/2022/08/07/pekin-kina-ne-diten-e-fundit-te-stervitjeve-ushtarake-rreth-tajvanit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ