Kina dërgoi pesë satelitë të rinj në hapësirë sot, zhvillim ky që shënoi një përparim të ri teknologjik për vendin. Një raketë transportuese Long March-11 e prodhuar në vend u ngrit nga brigjet e Detit të Kinës Lindore me pesë satelitë Jilin-1 Gaofen, hera e parë që Kina realizoi një nisje detar “me një ndalesë”, raportoi e përditshmja shtetërore ”Global Times”. Të gjitha proceset e kërkuara u kryen në Portin Oriental të Hapësirës Ajrore Haiyang në provincën lindore Shandong. “Në misionet e mëparshme të nisjes detare, raketa duhej të përfundonte një provë montimi përpara se të transportohej në skelë dhe të bënte një provë tjetër pasi të mbërrinte, ndërsa procesi ishte relativisht i komplikuar”, ka thënë Li Tongyu, komandanti i përgjithshëm raketës së tipit Long March. Në raportimin e gazetës kineze thuhet se porti në Haiyang “mbështet raketën që të montohet, testohet, të ankorohet me satelitët dhe të ngarkohet në anijen e lansimit në vetëm disa orë”. “Në këtë mënyrë, ajo kursen një sasi të konsiderueshme të kohës së përgatitjes duke thjeshtuar procesin dhe ul ndjeshëm koston”, ka thënë Li. Raketa Long March-11, e cila është e aftë për nisje tokësore dhe detare, ka “arritur dhjetë nisje radhazi të suksesshme tokësore dhe tri detare”, thuhet në lajm.
Kina dërgon pesë satelitë në hapësirë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on