Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKILI – 51 viktima pas zjarreve shkatërrimtare

KILI – 51 viktima pas zjarreve shkatërrimtare

Numri i të vdekurve nga zjarret që po shkatërrojnë qendrën dhe jugun e Kilit është rritur në të paktën 51, tha nënsekretari i Brendshëm, Manuel Monsalve. Presidenti kilian Gabriel Boriç njoftoi dje vdekjen e të paktën 46 personave, duke paralajmëruar se numri mund të rritet. Autoritetet vendosën një shtetrrethim duke filluar nga ora 21:00 e djeshme për të lejuar furnizimet emergjente, veçanërisht karburantet dhe hyrjen në zonat e prekura. Kili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që zjarret vazhdojnë të avancojnë, të favorizuar nga kushtet e favorshme atmosferike dhe pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të zjarrfikësve. Rreth 1 000 shtëpi u dëmtuan dhe 46 000 hektarë bimësi u dogjën. Evakuimet e njerëzve, të urdhëruara nga autoritetet kiliane si pjesë e emergjencës si rezultat i gjendjes së katastrofës, janë shumëfishuar në vende të ndryshme ku gjatë gjithë ditës së djeshme ishte në fuqi një shtetrrethimi për të lejuar shpëtimtarët të lëvizin me shpejtësi. Ndër incidentet më të rënda të orëve të fundit është raportuar shpërthimi i një depozite gazi në Vina del Mar, i shoqëruar me shpërthime të shumta, dhe shkatërrimi i fabrikës së bojës ”Tricolor” dhe uzina kimike pranë saj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments