Trupat e NATO-s në Koosvë, KFOR, deklarojnë se vazhdojnë të mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Sipas KFOR-it, dialogu është mjeti i vetëm për të arritur një stabilitet të pakthyeshëm dhe të qëndrueshëm dhe që zbutë tensionet në veri të Kosovës. Në një komunikatë të lëshuar për media, shkruan se komandanti i KFOR-it, mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë vendorët dhe ndërkombëtarët bashkëbisedues, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve në Kosovë, UNMIK, OSBE, EULEX-i dhe shefi serb i Mbrojtjes. “KFOR-i mirëpret të gjitha përpjekjet shumëkombëshe të ndërmarra për të rikthyer të dyja palët tryezën e negociatave dhe fton të gjitha palët të konvergojnë drejt de-përshkallëzimit dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesave të të gjithë njerëzve në Kosovë”, shkruan në këtë deklaratë. Më tej theksohet se misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO, mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij, të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosova, sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999. RTK