Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës, ka mbajtur sot një mbledhje ku ka shqyrtuar çështjen e grevës në arsim. Në fund të mbledhjes, ky këshill nxori unanimisht gjashtë konkluzione. E para është se Këshilli i Prindërve të Kosovës, e cilëson të papranueshëm që më datë 1 shtator, nxënësit të jenë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste. “Fëmijët gëzojnë të drejtën kushtetuese për edukim dhe arsimim dhe Qeveria obligohet ta mbrojë këtë të drejtë”, deklaron këshilli i Prindërve në pikën e dytë. Në pikën e tretë, Këshilli deklaron se greva e tërësishme dhe e pakufizuar në sistemin arsimor, është veprimi më ekstrem sindikal që godet drejtpërdrejt vetëm fëmijët e prindërit. “Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm për mos u trajtuar si prioritet i qeverisjes”, shkruan në pikën e katërt. Në këtë situatë, Këshilli i Prindërve të Kosovës, lutë të dyja palët që të lëvizin nga qëndrimet aktuale dhe t’i japin mundësi dialogut. “Këshilli i Prindërve i Kosovës do të angazhohet për të fuqizuar rolin e vet në arsimimin parauniversitar”, shkruan në pikën e gjashtë. Sindikata e Arsimit ka hyrë në grevë të përgjithshme dhe sot në konferencë për media, kryetari i saj, Rrahman Jasharaj, deklaroi e mësim nuk do të ketë, prandaj kërkoi nga nxënësit të mos shkojnë me 1 shtator në shkollë. Ndërkohë, më herët, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi e mësimi duhet të fillojë, e madje është paralajmëruar se në Gjakovë, do të bëhet edhe përurimi i Abetares së përbashkët, Kosovë-Shqipëri.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615629
Këshilli i Prindërve të Kosovës, thirrje që mësimi të fillojë me 1 shtator
RELATED ARTICLES