Mos prisni që fëmija juaj të edukohet vetë, jepini atij shembullin më të mirë dhe mësojini rregullat mbi të cilat funksionon kjo botë, vetëm kështu do të rritet siç dëshironi ju. Nëse kërkoni në Google “si të jem një prind më i mirë” do t’iu shfaqen përpara 519,000 rezultate. Nëse kërkoni tituj librash për prindërit dhe rritjen e fëmijëve në Amazon do t’iu shfaqen 1979 tituj të rinj. Është e qartë se kur vjen puna për të qenë një prind efikas, ka shumë informacion që qarkullon. Nuk është çudi përse shumë prindër ndihen konfuzë rreth mënyrës se si të vendosin rregullat, si të aplikojnë pasojat, si të disiplinojnë fëmijët e tyre siç duhet, pa qenë as të ashpër dhe as tolerantë më tepër sesa duhet. Rritja e fëmijëve është një punë e madhe, me përgjegjësi dhe e rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë një proces i ndërlikuar. Sipas psikologes dhe këshilltares së familjeve me 28 vjet përvojë, Suzanne Gelb, rritja e fëmijëve është fare e lehtë nëse ndiqen disa ‘të vërteta të thjeshta’. Këto përbëhen nga një grup i vogël udhëzimesh që duhen mbajtur mend dhe të cilat duhen ndjekur. Për të qenë në rregull me ndërgjegjen tuaj prindërore dhe për të rritur mirë fëmijët, më poshtë janë disa këshilla që duhet të mbani parasysh. Ju jeni modeli sipas të cilit fëmija do të rritet Mos prisni nga fëmija atë që nuk e keni as ju Bisedimi me fëmijën nuk do t’ju sjellë shumë rezultat Vendosni rregulla stabël dhe aplikoni pasoja kur fëmija juaj zgjedh që të mos u bindet rregullave Përdorni grafikë, shfaqje vizuale të rregullave, punëve të shtëpisë, pritshmërive që keni dhe pasojave për shkeljen e tyre, do të tregoni seriozitet në fjalët që keni shprehur. Mbani parasysh se fëmijët nuk kanë lindur të pasjellshëm, ziliqarë, mospërfillës, egoistë dhe të tjera Fillojini ndryshime
t pozitive duke dhënë shembullin për sjelljen dhe vlerat që dëshironi të shihni te fëmija.