Thursday, April 24, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAEnët e lashta prej qelqi të dëmtuara në Bejrut shfaqen në Muzeun...

Enët e lashta prej qelqi të dëmtuara në Bejrut shfaqen në Muzeun Britanik

Enët e lashta prej qelqi të restauruara, të cilat u dëmtuan gjatë një shpërthimi në portin e Bejrutit në vitin 2020, do të shfaqen në Muzeun Britanik. Tetë enë, nga periudha romake, bizantine dhe islame janë bashkuar me shumë kujdes nga ekspertët e ruajtjes së muzeut dhe do të shfaqen në Londër përpara se të kthehen në Liban në fund të vjeshtës. Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer tha se objektet e ekspozuara në ngjarjen e quajtur “Shattered Glass Of Beirut” në “Asahi Shimbun Displays”, tregojnë historinë e shkatërrimit dhe rimëkëmbjes, të elasticitetit dhe bashkëpunimit. “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me restaurimin e këtyre objekteve të lashta prej qelqi”, tha Hidde van Seggelen, presidenti i Fondacionit Evropian të Arteve të Bukura (TEFAF). “Kthimi i këtyre pjesëve në formën e tyre të drejtë përbën një simbol bindës të qëndrueshmërisë dhe ne jemi të nderuar që kemi qenë pjesë e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm”, shtoi ai. Artefaktet janë ndër sendet e çmuara të ruajtura nga Muzeu i Universitetit Amerikan në Bejrut (AUB) i cili u dëmtua rëndë gjatë një shpërthimi në gusht 2020. Enët ishin mes 74 artikujve nga periudha romake, bizantine dhe islame të cilat u dëmtuan nga vala goditëse e shpërthimit të portit, rreth tre kilometra larg. Muzeu Britanik tha se enët që janë ruajtur në Londër janë jashtëzakonisht të rëndësishme pasi zbulojnë historinë e zhvillimit të teknologjisë së qelqit në Liban në shekullin e 1 para Krishtit, një periudhë që përjetoi revolucionarizimin e prodhimit të qelqit./https://ata.gov.al/2022/08/28/enet-e-lashta-prej-qelqi-te-demtuara-ne-bejrut-shfaqen-ne-muzeun-britanik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ