Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKESH shet 48 mijë MWH energji për periudhën 19-23 dhjetor

KESH shet 48 mijë MWH energji për periudhën 19-23 dhjetor

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi se ka shitur rreth 48 mijë MWh energji elektrike për periudhën 19-23 dhjetor. KESH arriti të shesë këtë sasi energjie me një çmim të ponderuar prej 167.2 euro/MWh. Më herët KESH kishte kërkuar të depozitojë këtë sasi energjie por procedura nuk ishte e suksesshme. Reshjet përgjatë muajit nëntor, por edhe ato të këtyre ditëve, përmirësuan situatën hidrike në kaskadën e Drinit, duke bërë të mundur jo vetëm plotësimin e nevojave për energji në vend, por edhe shitjen e saj apo depozitimin. Nisur nga përmirësimi i situatës hidrike, qeveria vendosi të mos aplikojë edhe për dhjetorin fashën 800 kWh, mbi të cilën konsumatorët familjarë do të faturoheshin me 42 lekë për çdo kWh të konsumuar. Nga ana tjetër konsumi ditor llogaritet 17 800 megavat-orë. Rezultatet e procedurës së shitjes për periudhën 19-23-Dhjetor-2022.https://ata.gov.al/2022/12/17/kesh-shet-48-mije-mwh-energji-per-periudhen-19-23-dhjetor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments