Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKESH shet 25 700 MWh energji, arkëton mbi 3.6 milionë euro

KESH shet 25 700 MWh energji, arkëton mbi 3.6 milionë euro

Reshjet që përfshinë vendin në ditët e fundit kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi se ka shitur 25 700 MWh energji për periudhën 28 nëntor – 3 dhjetor. KESH ka arritur të shesë këtë sasi energji në 2 lote. Në lotin e parë ka shitur 14 400 MWh energji përkundrejt një çmimi prej 117.77 euro/MWh. Në lotin e dytë ka shitur 11 400 MWh energji me një çmim të ponderuar prej 96.14 euro/MWH. Në total KESH ka arritur të arkëtojë në buxhetin e saj mbi 3.6 milionë euro. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 17.5 %, duke arritur vlerën 1.611 GWh nga 1.371 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76.7 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 21.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 1.8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments