Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, inspektuan sot në liqenin e Komanit investimin e ndërmarrë nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për pastrimin e basenit të HEC-it nga mbetjet e ndryshme. Balluku tha se, “KESH ka nisur në liqenin e Komanit një projekt të rëndësishëm që ka të bëjë me pastrimin e liqenit nga prurjet e mbetjeve, kryesisht inerte dhe materiale plastike, që vijnë kryesisht nga lumi Drin i Bardhë dhe i Zi”. “Vitet e fundit ne kemi bërë një investim të mirë për sa i takon pastrimit të baseneve të HEC-eve në kaskadën e Drinit, pasi sot KESH ka në pronësi një anije e cila arrin të bëjë të gjithë mbledhjen dhe ndarjen e mbetjeve, që më pas evadohen në vendet e caktuara”, tha Balluku. Balluku tha se, flota e pastrimit të gjitha mbetjet plastike i depoziton dhe më pas i çon në vendet përkatëse, ndërsa mbetjet drusore, thahen dhe u shpërndahen banorëve të zonës për ngrohje. Sipas saj, mbetjet në liqen krijojnë edhe probleme teknike nëse futen në turbinën e HEC-it. Për ministren Kumbaro pastrimi i lumenjve mbetet thelbësor. “Lumi i Shalës është mjaft i frekuentuar së fundmi nga turistët dhe vizitorët e shumtë, por ka momente të caktuara që shfaqet i ndotur nga prurjet e mbetjeve”, tha Kumbaro, duke theksuar se është e rëndësishme që të ndalohen mbetjet që në burim. “Ndalimi i përdorimit të qeseve njëpërdorimëshe do të çojë në uljen e ndotjes, por ne do të ndërmarrim nismën për ndalimin edhe të gotave dhe pjatave plastike”, tha Kumbaro. Nismës për pastrimin e liqenit i është bashkuar edhe Shoqata e ambientalistëve. Ndërsa ministrja Balluku dhe Kumbaro ndanë të njëjtin mendim për të bashkërenduar punën për pastrimin e basenit të liqenit të Komanit edhe me institucionet homologe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për të marrë masa që të ndalohen mbetjet që në burim, pasi një pjesë e ujërave rrjedhin nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.https://ata.gov.al/2022/07/20/kesh-nis-punen-per-pastrimin-e-mbetjeve-ne-basenin-e-hec-it-te-komanit/
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on